toolbar maker Zvëndësohen drejtorët e arsimit në qarqe, Megi Ajtereza emërohet në Shkodër - meshume.net - lajme Albania

Zvëndësohen drejtorët e arsimit në qarqe, Megi Ajtereza emërohet në Shkodër

By Me Shume - Tue Oct 15, 10:33 am

 

Megi ajtereza

Ndonëse me vonesë dhe me shumë dilema, krahasuar me dikasteret e tjera, mazhoranca qeverisëse ka nisur më në fund spastrimin e kamikazëve të Sali Berishës në një nga sektorët më të korruptuar dhe të inkriminuar të shtetit shqiptar. Bëhet fjalë për drejtoritë arsimore, të konsideruara ndryshe si zgafellat e korrupsionit të qeverisjes së Sali Berishës, përgjegjëse për degradimin e institucioneve arsimore dhe kthimin e shkollave në celula të Partisë Socialiste. Ministrja e re e Arsimit, Lindita Nikolli, në kuadër të projektit të qeverisëse për reformimin dhe depolitizimin e institucioneve arsimore, ka nisur aksionin për spastrimin e drejtorive arsimore nga rrjeti i drejtues, i diktuar nga strukturat e Partisë Demokratike. Emërimi i drejtorëve të rinj të drejtorive dhe zyrave arsimore, po bëhet pas një kontrolli të institucioneve arsimore. Grupi i kontrollit i ngritur nga Ministria e Arsimit, në bazë të shkeljeve dhe problematikave të konstatuar, rekomando masën e spastrimeve në këto drejtori.

Përveçse drejtorëve të drejtorive dhe shefave të kuadrit, fshesa do të përfshijë edhe nivelet më të ulta në drejtoritë arsimore, drejtori të cilat janë mbushur me militantë të pashkollë të Partisë Demokratike. Kështu, mësohet se është shkarkuar drejtori i Drejtorisë Arsimore në Shkodër. Në këtë mësohet se është emëruar anëtarja e Asamblesë Kombëtare të PS, Megi Ajtyresa. Ndërkaq, mësohet se është bërë gati edhe shkarkimi i drejtorit të Zyrës Arsimore Burrel. Në vend të tij pritet të emërohet Anila Rami. Po ashtu, është shkarkuar edhe drejtoresha e Drejtorisë Arsimore në Fier. Po ashtu, pritet të ndryshohen drejtorët në pesë mijë shkolla të ciklit parauniversitar në rang vendi. Në shënjestër janë edhe nëndrejtorët e shkollave, të cilët përgjithësisht janë militantë të PD. Ndërkaq, numri i punonjësve në institucionet arsimore ka shkuar në 39 mijë. Nga 33 mijë që ka deklaruar qeveria e Sali Berishës, numri real është 39 mijë.

Burimi:Sot.com.al

Leave a Reply